Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Mot me diell dhe herë pas here me vranësira të shpërndara pritet të mbizotërojë edhe sot në Kosovë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë celsius.

Vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët.

Në fushat barike nuk do të ketë lëvizje të theksuara, duke bërë që edhe kushtet biometeorologjike të jenë të favorshme.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Të ngjashme