Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pas dite, në pjesën qendrore, veriperëndimore dhe jugore do të sjellin reshje afatshkurta dhe të izoluara shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat mbesin të ngjashme në të dy vlerat ekstreme.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s. Java tjetër pritet me kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura dhe herë-herë të përcjellura me reshje shiu, por në fushat termike nuk priten rënie të theksuara të temperaturave, ato do t’i ruajnë vlerat e larta deri në fund të muajit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme