Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 16 Dhj 2017 | 08:09 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht i vranët, ku temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius.

Sipas IHK-së, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe të shtunën do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi deri 8m/s.

Të dielën vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriu të cilat do të karakterizojnë një mot të vranët dhe me reshje shiu e bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme