Moti sot në Kosovë, borë dhe ftohtë

Prishtinë | 29 Dhj 2019 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende, me reshje bore, kryesisht në pjesën qendrore, jugperëndim dhe juglindje të territorit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi maksimale deri 9m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme