Moti sot në Kosovë – priten edhe reshje shiu

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës, do të shoqërohen me reshje lokale shiu, ndërsa ditën e shtune, reshjet do të jenë më të theksuara dhe parashihet ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Në fushat barike gradualisht pritet të ketë rënie, derisa grafiku në fushat termike nuk do të pësoj ndryshime të mëdha.

Vlera minimale e temperaturave do të lëvizë ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihe të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme