Moti sot në vendin tonë

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 08:20 | Nga

Për të enjten është parashikuar të jetë mot i ftohtë dhe i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell, si dhe mundësi për rrebeshe të dobëta shiu.

Gjatë mbrëmjes  në vise malore  reshjet e shiut  do të jenë të përziera edhe me borë.

Temperaturat do të pësojnë rënie nën vlera mesatare, ku minimalet do të luhaten nga 1-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të zbresin nën vlera mesatare nga 18-10 gradë celsius.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi 3-10m/s. Shtypja atmosferike do të rritet dukshëm mbi vlera normale.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme