Motoristët ndihmojnë familjet e varfëra në Shtime

Prishtinë | 25 Dhj 2017 | 11:58 | Nga

Motoristët e klubit “Vjosa” nga Shtimja kanë ndihmuar familjen e një vetarani të UÇK-së në fshatin Caralevë i cili para pak kohe kishte vdekur si dhe pesë familje të tjera më fshatrat Rancë, Belincë dhe Raçak.

Për të ndihmuar këto familje me pako ushqimore, motoristët arritën të sigurojnë nga bizneset private një shumë prej 488.65 euro si dhe 450 kilogramë miell gruri.

“Vjosa” u themelua sivjet me ç`rast kryetari i këtij klubi Halit Rexhaj mori pjesën në garat që organizohen cdo vit në Republikën e Shqipërisë dhe u shpall Kampion në kategorinë profesionale E-2.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme