MPB: Çështja e Arbitrazhit nuk është e përfunduar

Prishtinë | 29 Kor 2016 | 16:17 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një konference për media ka dhënë qëndrimin e saj rreth humbjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Gjykatën e Arbitrazhit ndaj kompanisë austriake “OeSD” për rastin e “pasaportave”, ndaj të cilës vendi ynë është i detyruar t’ia paguajë kompanisë rreth 5 milionë euro.

Sipas zyrtarëve të MPB-së, vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit do t’i nënshtrohet procedurës së njohjes nga ana e strukturave gjyqësore në vendin tonë. Ata theksojnë se vendimi nuk është i apelueshëm.

Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Driton Gashi, tha se janë duke pritur që ta kenë vendimin origjinal dhe se ende nuk kanë arritur në detaje ta analizojnë vendimin në tërësi.

“Kemi pranuar vendimin ne forme elektronike dhe kemi filluar të analizojmë të gjitha pjesët e saj e sidomos pjesët që ne i konsiderojmë si çështje kontestuese  dhe e dyta është njoftimi për veprimet e mëtutjeshme, që MPB do të ndërmarrë në ditët në vijim. Vendimi i arbitrazhit konsiderohet nga MPB si çështje shumë serioze dhe po ashtu si proces i komplikuar ligjor, i cili  ka filluar në vitin 2013. Është i komplikuar sepse jemi pothuajse në dy beteja ligjore,  e para ka të bëjë me vendimin e gjykatës ndaj grupit të Natali Veliajt, e cila ka qenë e autorizuar të veprojë në emër të ‘OeSD’, në të cilin proces MPB do të bëjë padi civile për kompensimin e dëmit që i është shkaktuar MPB-së, dhe procesi tjetër paralel është çështja e arbitrazhit të cilën duhet betejë duhet ta ndjekim deri në fund”.

Sekretari  Gashi tha se vendim i gjykatës ndërkombëtare do t’i nënshtrohet procedurës së njohjes nga ana e strukturave gjyqësore në vendin tonë.

Avokati i cili përfaqëson MPB-në, Gazmend Nushi, tha se ky vendim nuk mund të ankimohet në ndonjë instancë më të lartë të Arbitrazhit, mirëpo MPB-ja do ta nisë procedurën për anulimin e këtij vendimi, ndërsa fjalën përfundimtare do ta jep gjykata kompetente vendore.Pamje1

Ai ka sqaruar se ky vendim nuk është i apelueshëm.

“Për t’i eliminuar disa kundërthënie që janë paraqitur në medie të ndryshme them se ky vendim i arbitrazhi në kuptimin e procedurës nuk mund të ankimohet në ndonjë instancë më të lartë. Por, nisur nga Konventa e New York-ut, MPB-ja do ta nisë procedurën për anulimin e këtij vendimi. Po ashtu, duhet pritur edhe inicimin e procedurës nga ana e kompanisë austriake për njohjen dhe ekzekutimin e këtij vendimi pranë instancave gjyqësore në Kosovë. Fjalën përfundimtare do ta jep gjykata kompetente vendore”, ka theksuar avokati Nushi.

Afati 14-ditor, sipas tij, është keqinterpretuar nga media, sepse ky vendim i tillë çfarë është për momentin i nënshtrohet njohjes së instancave të gjykatave vendore.

Gjykata e Arbitrazhit në Paris mori vendim në favor të kompanisë austriake pasi MPB-ja shkëputi njëanshëm kontratën, kur “OeSD” deklaroi se nuk kishte marrë pagesën prej 1.4 milion euro për furnizim me pasaporta biometrike.

Të ngjashme