MPB-ja pranon donacion nga një kompani nga Turqia maska dhe pajisje tjera mjekësore

Prishtinë | 11 Gus 2020 | 10:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Brendshme, ka pranuar një donacion nga kompania “Sezin” nga Turqia me ndihmën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, maska dhe pajisje tjera mjekësore, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i MBP-së, Jellderai Bajrami me këtë rast tha se ky donacion përfshin 100 mijë maska, rreth 300 mbrojtëse të plastifikuara si dhe materiale të tjera.

“Janë 100 mijë maska, rreth 300 mbrojtëse të plastifikuar si dhe material të tjera janë shumë të rëndësishme për neve”.

“Mërgata jonë edhe një herë tregoi se nuk e harron vendin e vet dhe është e lidhur ngushtë, duke qenë një urëlidhëse ndërmjet të dy popujve”.  

Sipas Bajramit, lufta kundër pandemisë do të jetë e gjatë, prandaj edhe ndihmat janë të domosdoshme.

Ai ka falënderuar kompaninë “Sezin” nga Turqia për këtë donacion, duke shtura se Kosova nuk do të mund vetëm të dal fitimtare nga kjo situatë, pa ndihmat sidomos nga bashkatdhetarët, raporton EO.

“Donacioni do të shërbejë në kryerjen e obligimeve të përditshme. Lufta kundër pandemisë do të jetë një luftë e gjatë dhe çdo ndihmë është e mirëseardhur. Institucionet mbesin të përkushtuar të përmbushin masat që janë në fuqi”.

“Kosova nuk do të mund vetëm të dal fitimtare në këtë drejtim, ndihmat sidomos nga bashkatdhetarët do të jetë shtysë në këtë drejtim”.

Të ngjashme