MPB-ja pranon donacion nga Projekti për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike pranon donacion nga Projekti për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
Prishtinë.


U.d. i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z.Xhelal Sveçla është takuar sot me përfaqësuesen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), znj. Maria Suoko dhe pjesëtarët e delegacionit të saj.
Takimi i sotëm kishte për qëllim pranim dorëzimin e 15 kompjuterëve (laptop), si formë e mbështetjes teknike e UNDP-së ndaj Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve.


Marrë parasysh që prania e pandemisë Covid-19 në Kosovë imponon komunikim on-line, një ndihmë e këtillë nga UNDP lehtëson veprimin dhe bashkëpunimin ndër-institucional, aq të nevojshëm në kohë të luftimit të virusit korona.
U.d.i ministrit, z.Xhelal Sveçla ka falënderuar UNDP-në për gatishmërinë e tyre që t’u qëndrojnë afër institucioneve të Kosovës në këto kohë të vështira dhe ka mirëpritur ofrimin për mbështetje të mëtutjeshme Ministrisë që ai udhëheq, përmes asistencës në planifikimin e kampanjës së informimit lidhur me luftimin e pandemisë, si dhe mbështetjes Grupit ndër institucional për menaxhimin e incidenteve në fushën e planifikimit të menaxhimit të krizave.


Në anën tjetër, znj.Suoko ka shprehur mirënjohje për qasjen e Ministrisë ndaj pandemisë dhe ka treguar gatishmëri të familjes së UN-it për mbështetje të vazhdueshme Qeverisë në këtë aspekt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme