Shërbimet për vula apostile mund të bëhen edhe në Prizren e Mitrovicë

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, nga data 9 Korrik 2020, shërbimet për vula apostile/verifikuese, përveç qendrës së Prishtinës do t’i ofroj edhe në komunat Prizren dhe Mitrovicë, në zyrat e Qendrave për Pajisje me Dokumente.

“Lusim të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë që të marrin shërbime për vula apostile/verifikuese të drejtohen edhe në komunat Prizren dhe Mitrovicë. Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme