MPB-ja thotë se kanë hasur në parregullsi në dhënien e tenderëve, tregon për përgatitjet për Interpol

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 13:41 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prioritet për ministrinë e Punëve të Brendshme mbetët lufta kundër krimit dhe korrupsionit, kështu u tha në debatin e organizuar nga Lëvizja FOL për të diskutuar për realizimin e Planit të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021, raporton Ekonomia Online.

Në mungesë të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, prezente ishte Jeta Tela,  shefja e kabinetit të ministrit të MPB-së.

Tela tha se kanë hasur në tenderë që nuk i kanë plotësuar kushtet për miratim, e si rrjedhojë e kësaj i kanë anuluar.

“Pas marrjes së mandatit në bashkëpunim me zyrtar i kemi  analizuar më në thellësi. Si Qeveri mbeten prioritete lufta kundër krimit dhe korrupsioni. Sfidat tjera që jemi përballur kanë të bëjnë edhe me administratë publike e cila është e stërmbushur. Brenda 6 muajve kemi arritur të kryejmë mjaft punë. Po përmend disa arritje kyçe. Janë 10 grupe krimit të organizuar. Dhe do të përkushtohemi të ketë aksione të tjera ndaj krimit dhe korrupsionit. Ky tender që ka qenë prej 20 milionë eurove kemi kërkuar sqarime pse në kosto kaq të madhe dhe është marrë vendimi mu anulua. Për një vit vlerat që kursehen për mirëmbajtje është mbi 1 milion”.

 Tutje, ajo tha se pranimi i Kosovës në Interpol është çështje votash, e jo mungesë e përgatitjes së Policisë së Kosovës.

“Pranimi në Interpol është çështje votash. Ky grup do të jetë prej ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë këtij 6 mujori kemi arrit t’i kemi të nënshkruara edhe dy marrëveshje në Europol dhe marrëveshja për nënshkrimin e informatave”.

Të ngjashme