MPJD: Personi i ekspozuar në media s’është asnjëri nga zyrtarët rus të shpallur person non-grata

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,ka reaguar për raportimin  zyrtari rus të shpallur person non-grata është parë në Prishtinë.

Në reagimin e MPJD-së thuhet s personi që është ekspozuar në media nuk është asnjëri nga zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

“MPJD, është në favor të informimit të drejt dhe të saktë dhe është e përkushtuar për të shmangur keqinformimin e audiencës”, thuhet në reagim.

Lidhur me rastin, më herët ka reaguar edhe Policia.

Sipas PK-së bazuar në informacionet zyrtare të evidentuara në sistemin kufitar, të njëjtit me datë 23.10.2021 (në ora 14:46 dhe 14:50), përmes pikës kufitare në Merdare kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës.

Tutje policia thekson se të njëjtit, nga data 23.10.2021, nuk kanë hyrë në Republikën e Kosovës, ndërsa personi i cili është publikuar dhe shfaqur në media përmes fotografive dhe videos,  është person tjetër (V.L.) i njohur për institucionet e sigurisë në Kosovë, si punonjës në zyrën ruse në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme