MPMS dhe “Nënë Tereza” shpërndajnë pako me veshmbathje në Gjakovë

Gjakovë | 17 Jan 2017 | 21:08 | Nga

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare Bamirëse të Kosovës “Nënë Tereza”, kanë vazhduar edhe sot aksionin për shpërndarjen e pakove me veshmbathje për familjet në asistencë sociale.

Deri tani kanë përfituar mbi 1300 familje në disa komuna të Kosovës dhe ky aksion do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Sipas kritereve të përcaktuara nga Departamenti i Politikave Sociale dhe Familjes, përfitues të këtyre ndihmave janë familjet në kategorinë: prindër vetëushqyes, familjet në varfëri ekstreme, familjet me shumë anëtarë, si dhe familjet e komuniteteve RAE. Ndërkaq përzgjedhja e familjeve është bërë nga Qendrat për Punë Sociale nëpër komuna.

Përfituesit e këtyre ndihmave janë shprehur të kënaqur me ndihmat e shpërndara, të cilat sado modeste që janë, do të zbusin nevojat e këtyre familjeve në gjendje të rëndë sociale.

Zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë deklaruar se shpërndarja e pakove do të vazhdojë dhe nga ky aksion do të përfitojnë të gjitha ato familje me gjendje të rëndë sociale edhe në komunat më të skajshme të Kosovës.

Të ngjashme