MPMS formon komision mjekësor për vlerësimin e shkallës së invalidëve të UÇK-së

Prishtinë | 30 Tet 2017 | 18:21 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, sot mori vendimin për themelimin e komisionit mjekësor për vlerësimin e shkallës së invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ky komision do të jetë i përbërë prej specialistëve të kualifikuar dhe të dëshmuar të fushave mjekësore.

Pjesë e këtij komisioni do të jenë, në cilësinë e vëzhguesit, dhe nga një përfaqësues i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (ZÇKL UÇK), një i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KMDLNj) si dhe një përfaqësues nga Shoqata e Invalidëve të UÇK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme