MPMS marrëveshje bashkëpunimi me “Down Syndrom Kosova”

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, së bashku me shoqatën “Down Syndrom Kosova”, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi përmes të cilit fëmijët me sindromën down, do të kenë mundësinë të ndjekin një aftësim profesional, raporton Ekonomia Online.

Ministri i MPMS-së, Skënder Reçica, tha se përmes këtij projekti, këta persona do bëhen pjesë e shoqërisë integruese në vend.

“Sot këtu jemi në nënshkrimin e një marrëveshje të re në organizatën Down Symdrom Kosova marrëveshje kjo e cila do i hap rrugë bashkëpunimit të ngushtë që kemi me këtë organizatë sot nënshkruam marrëveshjen ku do vëmë në dispozicion qendrat e aftësimit profesional në disa qytete të Kosovës për kategoritë për aftësi të kufizuar dhe për personat me sindromën down që krahas angazhimeve ditore që i kanë këta si organizatë ne të i mundësojmë këtyre kategorive që të ndjekin një aftësim profesional me çka edhe mund të i bëjnë pjesë më integruese të shoqërisë në vend”, ka thënë ai.

Ndërsa drejtoresha ekzekutive e shoqatës “Down Syndrom Kosova”, Sebahate Hajdini-Beqiri, tha se ky projekt nuk do mbështetë vetëm personat me sindromën down por të gjithë personat me aftësi të kufizuara në regjionet si: Pejë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë.

“Shoqata Doën Syndrom Kosova, në kuadër të projektit “Promovimi i aftësive profesionale të personave me aftësi të kufizuar”, projekt i mbështetur nga GIZI, këtë vit për herë të dytë po nënshkruajmë marrëveshje me MMPS-në, për të bashkëpunuar me qendrat e aftësimit profesional. Gjatë vitit 2018 ne kemi pasur qasje brenda QAP-it, falë bashkëpunimit me MMPS-në, ku kemi bashkëpunuar me 3 qendra të aftësimit profesional ku është mundësuar trajnimi profesional i personave me sindromën down, ndërsa këtë vit ne jemi zgjeruar, përveç që kemi kaluar në regjione tjera, këtë vit do bashkëpunojmë me qendrat e aftësimit profesional në Pejë, Gjilan, Ferizaj e Gjakovë, ky projekt nuk do mbështetë vetëm personat me sindromën down por të gjithë personat me aftësi të kufizuara në këto regjione”, tha ajo.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në mes të MPMS-së dhe “Down Syndrome Kosova”,  56 të rinj me sindromën down do të kenë mundësinë të ndjekin trajnim 3 mujor në fushën e aftësimit profesional, në Qendrat e Aftësimit Profesional në Ferizaj, Gjilan, Gjakovë e Pejë.

Kjo është marrëveshja e 3-të mes shoqatës “Down Syndrom Kosova” dhe  MMPS-në.

Të ngjashme