MPMS rritë përkrahjen për punëkërkuesit e riatdhesuar në Kosovë

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) – Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, në mbështetje të punëkërkuesve të papunë të riatdhesuar në Republikën e Kosovës, shpall të hapur Programin e Vetëpunësimit për persona të riatdhesuar, Programin për Trajnim në Punë për persona të riatdhesuar, Programin për Subvencionim në Pagë për persona të riatdhesuar.

“Me anë të programeve që po i shpallim, po synojmë të përkrahim punëkërkuesit në Kosovë, posaçërisht të papunët afatgjatë duke krijuar më shumë mundësi për ta në tregun e punës, me synim punësimin e qëndrueshëm”, thuhet në komunikatën e dërguar për medie të MPMS-së.

“Përpjekja e shtuar vjen posaçërisht në këtë kohë të vështirë të përballjes me pandeminë COVID-19, për të krijuar më shumë mundësi për punëkërkuesit në Kosovë dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike”.

“Thirrja për programet e Trajnimit në Punë dhe Subvencionim në Pagë është e hapur nga 06 deri  më 20 Gusht 2020, ndërsa për Programin e Vetëpunësimit deri më 31 gusht 2020”.

Për më shumë informata rreth procedurës së aplikimit, afateve dhe të gjitha informacioneve tjera, mund të vizitoni: https://mpms.rks-gov.net/shpallje/publikime/  ose https://aprk.rks-gov.net/  apo të kontaktoni Zyrat e Punësimit në komunën tuaj.​

Të ngjashme