MPMS do të ndërtojë 132 shtëpi për komunitetet në 12 komuna

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 15:07 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), 12 komuna dhe deputetë të Grupit Parlamentar 6+, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për projektin “Mbështetje për komunitetet”, që ka për qëllim ndërtimin e shtëpive për komunitetet ashkali, romë, boshnjak dhe turk.

Në 12 komuna të Kosovës do të ndërtohen 132 shtëpi për këto komunitete, raporton Ekonomia Online.

Këto shtëpi do të ndërtohen në komunën e Pejës, Fushë-Kosovës, Gjakovës, Lipjanit, Obiliqit, Mamushës, Ferizajt, Gjilanit, Suharekës, Shtimes, Podujevës dhe Prizrenit.

Sipas zyrtarëve të ministrisë, ata janë në bisedime që edhe komuna e Prishtinës dhe ajo e Dragashit të përfshihen në projekt.

Sekretari i MPMS-së, Izedin Bytyqi, tha se synojnë që përmes këtij projekti në vlerë 1.8 milionë euro, të përmirësojnë sado pak mirëqenien e këtyre komuniteteve.

Bytyqi ka shtuar se projekti është kompleks, derisa ka kërkuar nga komunat bashkëpunim të ngushtë sa i përket lëshimit të lejeve për ndërtimin e shtëpive.

“Projekti paska është kompleks dhe na duhet bashkëpunimi i ngushtë me komunat, lejtet e ndërtimit, besoj se do ta kemi përkrahjen e juaj”.

Deputeti Danush Ademi nga Grupi Parlamentar 6+, tha se projekti është dashur të përfundojë në muajin maj, por kanë pasur telashe me disa politikanë të cilët, sipas tij, kanë dashur ta pengojnë këtë projekt.

“Është dashur të përfundojë në maj, kemi pasur telashe me disa përfaqësues politikë të cilët kanë dashur që ta pengojnë këtë proces, tash është dashur që të jemi në fazën e dytë. Për komunitetin ashkali do të ndërtohen afër 50 shtëpi, për komunitetin rom deri në 30 shtëpi, për komunitetin turk 30 dhe për komunitetin boshnjak 30 shtëpi. Pjesa e mbetur e komunave do të jetë ne infrastrukturë”.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se janë dakorduar që komunat të lëshojnë lejet për ndërtim më shpejt.

Ai ka shtuar skepticizëm rreth realizimit të projektit brenda këtij viti, për shkak të procedurave nëpër të cilat duhet të kalojnë.

“Ka qenë projekt indhur për komunitetet. Do të ndihmojë bashkëjetesën në. Është problematike në aspetkin e procedurave që ta zbatojmë deri në fund të vitit”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme