MSh-ja fton qytetarët që të regjistrohen për vaksinim: Dje u dhanë 2 mijë e 919 vaksina

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë vaksinuar 2 mijë e 919 persona kundër COVID-19.

Sipas kësaj ministrie, deri dje numri i të vaksinuarve ka shkuar në 53 mijë e 115.

Nga MSH u kanë bërë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.

Njoftimi i plotë

Gjatë ditës së mërkurë (19 maj 2021), në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në 25 komuna të Kosovës janë dhënë 2.919 vaksina kundër COVID-19, ndërsa totali i vaksinave në nivel dje ka arritur në 53.115 vaksina.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin.

MSh u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.

 Regjistrohuni në platformën: https://ekosova.rks-gov.net/, si forma më e mirë dhe më e shpejtë për të u regjistruar për Vaksinim.

Për lehtësimin e aplikimit në platformën eKosova, mund të i referoheni video udhëzimeve në vegëzat si më poshtë:

https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y

https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppë

#Bashkëiadalim

#Vaksinohu

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme