MSh-ja mundëson vaksinimin e nxënësve në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 13:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një ekip mobil nga Ministria e Shëndetësisë ka mundësuar vaksinimin e nxënësve në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Nxënësit e vaksinuar thanë s epo ndihen mirë dhe kanë apeluar të bashkëmoshatarët e tyre që edhe ata ta marrin vaksinën.

Arta Bunjaku, tha se gjatë e mërkurës e ka marrë dozën e parë të vaksinës.

“Mirë po ndihem që e mora vaksinën është doza e parë”.

Përderisa Ben Azemi tha se nuk po ndjenë ndonjë ndryshim pas marrjes së vaksinës.

“E kom marr dozën e parë dhe po ndihem njësoj si ma herët. Merrni vaksinën”.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku tha se është e kënaqur me interesimin e nxënësve për t’u vaksinuar.

Ajo ka sqaruar procesi i vaksinimit do të vazhdojë edhe nëpër institucione e shkollat të tjera.

“Në kuadër të vaksinimit që do t’i marrin fëmijët që nga lindja deri në moshën 18 vjeçare përfshirë edhe vaksinën kundër Covid, Qeveria dhe ministria kanë siguruar vaksina të sigurta”.

“Në këtë shkollë ka interesim të madh të nxënësve për tu vaksinuar. Iu bëjë thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët. Rastisi sot që edhe vajza ime të vaksinohet e cila ka bërë 16 vjeç. Procesi i vaksinimit do të vazhdojë edhe nëpër institucione e shkollat të tjera”.

Përderisa drejtori i shkollës, Etem Jaha tha se vaksinën do ta marrin ata nxënëse që kanë leje nga prindërit, raporton EO.

“Në klasën e 10 dhe 11 kanë hezituar për shkak të moshës. Është e rëndësishme vaksinimi i nxënësve”.

“Sigurisht është edhe njoftimi dobitë që sjell vaksinimi dhe sa me rëndësi është vaksinimi për shëndetin e fëmijëve”.

Ministria e Shëndetësisë ka marr vendimin që mund të imunizohen të gjithë fëmijët mbi moshën 12 vjeçare, pa indikacione shëndetësore dhe sëmundje shoqëruese.

Në javët e kaluara ekipet mobile kanë qenë edhe në objektet fetare.

Të ngjashme