MSh-ja nis punimet për Ligjin e ri për Sigurime Shëndetësore

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 11:44 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, tha se kanë nisur punimet për hartimin e një Ligji të ri për sigurimet shëndetësore, raporton Ekonomia Online.

Këtë e tha në debatin e organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në bashkëpunim me sindikatat dhe shoqërinë  civile me temën “Sigurimi shëndetësor dhe jetësor, kur do të jetësohet?”

“Sa i përket sigurimeve shëndetësore ne në kuadër të punës tonë po nisim nga baza ligjore dhe grupi punues që të hartojmë ligjin e ri të sigurimeve shëndetësore, duke bërë një trajtim të duhur dhe me një plan legjislativ”, tha Gexha.

Fatmire Kollçaku, Kryetare e Komisionit për Shëndetësi, theksoi keqpërdorimet e disa kompanive që merren me sigurimin shëndetësor të qytetarëve dhe që janë kompani që ofrojnë vetëm mundësi njëvjeçare.

“Kemi parë kompani të ndryshme ku ka qytetarë të shumtë me sigurime private dhe i marrin bashkatdhetarët për të vazhduar në shtetin e dytë ku ata jetojnë për shëndetin e tyre, po nisi tek ta sepse janë pak kompani të tilla që ofrojnë me baza ligjore por që kush e ka lejuar një kompani të tillë që është me vetëm një kontratë njëvjeçare, dhe ka keqpërdorime të shumta”, tha Kollçaku.

Ndërsa, Besa Luzha, nga FES tha se tema kryesore e fondacionit që gjithmonë kanë ngritur ka qenë sigurimi shëndetësor si një vlerë dhe e drejtë e çdo qytetari.

“Kemi punuar dhe prekur mjaftë tema gjatë angazhimit të grupit për shëndetësi. Një prej temave kryesore që ka ky fondacion është çështja e sigurimit shëndetësor si një e drejtë e çdo qytetari. Ka disa vite që presim që ky Ligj i sigurimit të funksionoj”, tha ajo.

Valbona Kamberi, kryetare e Sindikatës së PK tha se  policia nuk gëzon të drejtat elementare për sigurime shëndetësore siç e thotë Ligji, raporton EO.

“Është policia e cila nuk e gëzon të drejtën për sigurime shëndetësore, ashtu siç e thotë ligji dhe të drejtat elementare, ku e thotë qartë mbi sigurimin për ushqim, pagën jubilare, paga shtesë, pra e gjitha kjo është e përgjysmuar”, theksoi ajo.

Të ngjashme