MSh-ja shpërndan automjete të ndihmës së shpejtë në katër komuna

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, ka filluar sot shpërndarjen e automjeteve të ndihmës së shpejtë për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunave përfituese: Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Gjilan,
të blera nga huamarrja e Bankës Botërore dhe të prokuruara nga UNOPS (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekte).

Vlera financiare e këtyre autoambulancave të tipit: Advanced Life Support, arrijnë shumën prej 347.490 Euro dhe ato do të ndihmojnë në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore dhe do të lehtësojnë
transportin e pacientëve nga niveli parësor i kujdesit shëndetësor në nivelet e tjera, në kushte më të avancuara dhe më të sigurta.

Ministria e Shëndetësisë do të mbështes në vazhdimësi fuqizimin e ofrimit të shërbimeve emergjente në qendrat shëndetësore të vendit.

Të ngjashme