MSh-ja s’ka pasur dëshmi që vërtetonte sëmundjen e 26 vjeçarit nga Gjilani

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 11:07 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i përhershëm i MSh-së Naim tha se se nuk ka pasur asnjë dokumentacion me të cilin do të vërtetohej ndonjë sëmundje paraprake e të ndjerit nga Gjilani që vdiq në Qendrën e Studentëve, raporton Ekonomia Online.

Bardiqin, në një konferencë për medie bashkë me ministrin Arben Vitia shtoi është një procedurë administrative që aplikohet për t’i liruar personat me sëmundje kronike nga karantina.

“Është një procedurë standarde administrative e cila aplikohet për t’i liruar persona me sëmundje kronike. Kur konstatohet se kemi të bëjmë me një sëmundje me rekomandimin e IKShPK-së-MSh nxjerr vendim”.

“Nuk kemi pasur asnjë dokument që do të vërtetonte ndonjë sëmundje të tij. Nuk ka pasur asnjë shënim për asnjë sëmundje nga mjekët që e kanë kontrolluar të ndjerin”.

Bardiqi ka shpjeguar procedurat rreth vendosjes së personave në karantinë. Me këto rregulla, ai tha se janë njoftuar edhe përfaqësuesit  e Kosovës në Ambasada dhe konsullata.

Sipas, rekomandimeve të IKShPK-së, ka shpjeguar ai, për vetizolim 14 ditë të personave që paraqiten në pikat kufitare me rekomandim të ekipit mjekësor në kufi, në bazë të dokumentacionit mjekësor të këtyre personave rekomandohen: personat me probleme shëndetësore duke përfshirë edhe sëmundjet kronike; personat e moshës mbi 70 vjeç; fëmijët nën 18 vjeç që janë pa shoqërim të prindërve; profesionistët që do të jenë në shërbim të parandalimit dhe luftimit të COVID-19 (mjek, polic, dhe pjesëtar të FSK-së) dhe personave që hyjnë në RKS dhe do të jenë përcjellës për varrime të familjarëve të tyre.

Të ngjashme