MSh-ja: Vendimet e sotme të Qeverisë janë marrë sipas propozimeve tona

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

“Parimisht, mbesin në fuqi pothuajse masat e njëjta përveç heqjes së orës policore në komunat në ‘zonën e kuqe’, e cila tashmë si masë nuk ka ndonjë ndikim pozitiv si dhe kthimi i mësimit me prani fizike në fakultete, duke respektuar Manualin për parandalimin e përhapjes dhe luftimin e COVID-19”.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një sqarim lidhur me interpretimet e ndryshme rreth masave të fundit anti COVID-19 në Kosovë.

Sipas kësaj ministrie, vendimet e sotme të janë marrë sipas propozimeve të MSH-së bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, e cila gjatë këtij muaji ka rezultuar të jetë më e qetë, njofton Klan Kosova.

“Parimisht, mbesin në fuqi pothuajse masat e njëjta përveç heqjes së orës policore në komunat në ‘zonën e kuqe’, e cila tashmë si masë nuk ka ndonjë ndikim pozitiv si dhe kthimi i mësimit me prani fizike në fakultete, duke respektuar Manualin për parandalimin e përhapjes dhe luftimin e COVID-19”.

“Sa i përket Bordit këshillëdhënës për COVID-19, sipas mandatit që ka, ky bord është trup këshillëdhënës që i përgjigjet Ministrit të Shëndetësisë dhe jep këshilla sipas kërkesave të ministrit për çështje të lidhura me COVID-19”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme