MSh thirrje qytetarëve: Vaksinohuni

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Varianti Delta i COVID-19 mund të përhapet më lehtë sesa variantet tjera që qarkullojnë mes njerëzve, duke rritur kështu numrin e rasteve, shkallën e hospitalizimit dhe të vdekjeve, veçanërisht midis individëve jo të vaksinuar plotësisht.

“Të dhënat tregojnë qartë se marrja e të dy dozave të vaksinimit ul ndjeshëm rrezikun nga simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjes. Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzojeni mundësinë për t’u vaksinuar duke u regjistruar në https://ekosova.rks-gov.net/për të mbrojtur kështu vetën dhe njerëzit më të dashur!”, thuhet në thirrjen e Msh-së.

Të ngjashme