MSH tregon se kush mund të testohet për të dalë jashtë Kosove

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje lidhur me testimet që duhet të bëjnë personat që mendojnë të udhëtojnë jashtë Kosovës përmes kufijve tokësorë.

Qytetarë të shumtë janë ankuar se nëpër kufijtë e shteteve Evropiane, kërkohet testi i rezultuar negativ për Covid-19, përndryshe obligohen të nënshkruajnë 14 ditë karantinim.

Në një përgjigje për Gazetën Metro, nga MSH thonë se personat të cilët mendojnë të dalin jashtë Kosovës, testimi u bëhet vetëm atyre të cilët janë të sëmurë që marrin trajtim jashtë vendit dhe shoqëruesve të tyre, ndërkaq nuk kanë bërë të ditur lidhur me ata të cilët mendojnë të udhëtojnë, por se nuk kanë simptoma dyshuese për Covid-19.

“Ata që hyjnë në Kosovë nuk kanë nevojë për testim në Covid, por vetëm për një kontrollim mjekësor në pikat hyrëse.

Për ata që dalin, testimet kryhen për personat e sëmurë që marrin trajtim jashtë apo shoqëruesit e tyre”, thuhet në përgjigjen e MSH-së

Ata tutje kanë shtuar se secili shtet ka politikën e tyre rreth pandemisë dhe se çdokush duhet të respektojë rregullat, pavarësisht se në cilin shtet udhëton apo jeton.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme