Mshele gojën, i drejtohet Haradinaj protestuesit me megafon

Prishtinë | 03 Nën 2017 | 19:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur “konflikt verbal” me së paku dy protestues, kur ka dalë të bisedojë me familjarët e të dënuarve në “Rastin Kumanova”.

Disa protestues të mbledhur në sheshin afër ndërtesës së Qeverisë, kur mbërriti kryeministri nisën të brohorisnin “hiqe policinë”.

“Hej ti që po pisket atje, mshele. Nëse doni të bisedoni, për atë jam këtu, mundem edhe të kthehem në zyrë”, iu drejtua Haradinaj, duke iu drejtuar njërit që po mbante një megafon.

Më pas, Haradinaj i njohur për temperamentin e tij, ka pasur një “përballje” tjetër me një tjetër protestues. “A është ky sport i rëndë për ty”, ka thënë ky protestues.

E, Haradinaj ka kërkuar t’ia shohë fytyrën atij me të cilin po fliste. “Sa vjet i ke ti”, i është drejtuar Haradinaj këtij protestuesi.

Më pas, kreu i Qeverisë ka folur me disa nga familjarët të cilëve u ka kërkuar që të jenë të kujdesshëm me veprimet e tyre. “Mund të bëni edhe gabime, pasi djemtë nuk janë këtu, por janë atje mshelun”.

Ai ka shprehur gatishmërinë që t’u ndihmojë në këtë rast, por është rezervuar të flas me detaje para mediave. “Bëjeni një listë nga një për familje, dhe ejani në zyrë te unë. Aty do të diskutojmë më në detaje”.

Të ngjashme