M&Sillosi vazhdon furnizimin e rregullt me grurë

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

Kompania M&Sillosi është duke vazhduar me ritmin normal të furnizimit me grurë.

Vëllimi i importit të grurit mbetet i pandikuar nga situata e jashtëzakonshme. Kamionët kanë hyrë në Kosovë nga Maqedonia Veriore, përmes pikës kufitare Hani i Elezit.

Gjatë 24 orëve pritet të futen në Kosovë 40 kamiona grurë nga kjo kompani, me rreth 1000 tonë grurë.

Sipas kësaj, qytetarët e Kosovës duket se nuk do të kenë më problem për furnizmin me grurë.

Ndërsa importi javor do të jetë rreth 3000 ton grurë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme