MTI-CDF zotohen për bashkëpunim për zhvillimin dhe promovimin e turizmit te Kosovës

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Arifi, takoi sot përfaqësuesit e CDF-së (Community Development Fund) Fondi për Zhvillim Komunitar, Nermin Mahmuti – Drejtoreshë Ekzekutive dhe Gramen Taraku – Menaxher i Projektit Via Dinarica për Kosovë.

CDF është njëri nga përfituesit e granteve të BE-se në fushën e zhvillimit dhe promovimit të turizmit, përkatësisht nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (Regional Co-operation Council).

MTI është duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushte me RCC në zhvillimin e sektorit të turizmit. Në takim mori pjesë edhe Këshilltari i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Mervan Rexhepi, Udhëheqësja e Divizionit të Turizmit si dhe zyrtarë tjerë nga Departamenti i Turizmit dhe Departamenti për Integrim Evropian brenda MTI-së.

Fillimisht Zëvendësministri i Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë Fadil Arifi përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi CDF-në për grantin e fituar duke ofruar bashkëpunim të plotë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit në Kosovë.

Pastaj Lumturije Geci, informoi përfaqësuesit e CDF-së për arritjet dhe planet e Departamentit të Turizmit dhe i njoftoi ata për fushat e bashkëpunimit duke u siguruar që do të kemi bashkëpunim të ngushtë dhe përkrahje të vazhdueshme.

Nermin Mahmuti – Drejtoreshë ekzekutive e CDF-se beri një prezantim per projektet dhe aktivitetet e CDF-se në të kaluarën dhe planet per te ardhmen.

Kurse Gramen Taraku – menaxher i projektit Via Dinarica për Kosovë prezantoi planin dhe aktivitetet e projektit për zhvillimin dhe promovimin e turizmit në Kosovë i cili përfshin tri ekonomitë e Ballkanit Perëndimor si një projekt ndërkufitar midis Kosovës, Shqipërisë dhe Malit te Zi, respektivisht zgjerimi shtigjeve i Via Dinarica ne një sipërfaqe prej 50 km, projekt i cili ngërthen katër komunat si: Peja, Deçani, Gjakova dhe Juniku. Projekti ka filluar në nëntor 2018 dhe do të përfundoje në qershor 2019.

Në takim u diskutua edhe për aktivitetet e Grupit te Eksperteve te Turizmit nga Kosova si anëtarë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Takimi u mbyll me zotimet për bashkëpunim të vazhdueshëm për zhvillimin dhe promovimin e turizmit te Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme