MTI-ja dhe AUV-i me qëndrime të ndryshme për praninë e vajit të palmës në treg

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 07:50 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ditë më parë ka ngritur shqetësimin lidhur me prezencën e vajit të palmës në produktet që qarkullojnë në tregun kosovar.

Gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për integrime evropiane, ai ka alarmuar se ky vaj është i dëmshëm për shëndetin dhe se sasia e tij në disa produkte është 100 për qind, shkruan Koha Ditore.

Mirëpo, i alarmuar nuk është shfaqur autoriteti që ka për detyrë kontrollin e produkteve ushqimore në treg, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Kjo agjenci ka thënë se iu ka përgjigjur Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë lidhur me shqetësimet për efektet e përdorimit të vajit të palmës, dhe se me sqarimet janë bashkangjitur edhe shkresat zyrtare për standardet ndërkombëtare për përdorimin e këtij vaji…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme