MTI kërkon nga prindërit që t’i asgjësojnë lodrat e rrezikshme

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka paraqitur disa nga lodrat e rrezikshme dhe ka kërkuar që qytetarët t’i largojnë sa më shpejtë nga shtëpitë e tyre dhe t’i asgjësojnë.

MTI ka njoftuar se pas analizave të bëra në lodrat që ka paraqitur në fotot më poshtë, ka rezultuar se ato janë të rrezikshme, gjë për të cilën, kanë ndërmarrë inspektime nëpër viset e Kosovës.

“Ne vazhdën e kontrollit të produkteve që shiten apo tregtohen në tregun e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, muaj me parë ka marr mostra të lodrave dhe ka dërguar për analiza në Holandë.
Pas pranimit të rezultateve, inspektorati i tregut ka larguar nga tregu lodrat e rrezikshme dhe ka asgjësuar ato. Gjithashtu kemi bërë takime të vazhdueshme dhe kemi dërguar informacione tek inspektoratet komunale që edhe në fshatrat më të thella të bëhet një inspektim i tillë dhe nëse gjendet lodra të tilla të largohen nga tregu”, njofton MTI.

“Mirëpo duke pasur parasysh që këto lodra të lartcekura kanë qenë në përdorim për një kohë të gjatë në përdorim në Republikën e Kosovës dhe mund të gjenden edhe në shtëpitë tona, MTI njofton të gjithë qytetarët se këto lodra që shihen bashkangjitur në foto janë të rrezikshme në bazë të analizave që i kemi bërë në laboratorin SGS në Holandë, kërkojmë nga ju që sa më shpejt t’i largoni nga shtëpitë dhe t’i asgjësoni”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme