Muharremaj: Apelon që ta vlerësojnë dëmin edhe ekipet e KEDS-it

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka thënë se era e fortë dhe shiu i ka dëmtuar shtyllat elektrike në fshatin Semetisht.

Madje, ai tha se ekipet emergjente kanë dalë në teren dhe po bëjnë gjithçka është e mundur.

Njoftimi i plotë:

Era e fortë dhe shiu i ka dëmtuar shtyllat elektrike në fshatin Semetisht. Ekipet emergjente kanë dal në teren dhe po e vlerësojnë situatën. Apeloj që në teren ta vlersojnë dëmin edhe ekipet e KEDS-it.

Të ngjashme