Muharremaj dhe familjarët kujtojnë heroin Ramë Bllaca

Suhareke | 27 Gus 2020 | 11:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bllacë të Suharekës, 33 vjet  më parë ishte vrarë heroi Ramë Bllaca. Në kujtim të tij, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka  bërë nderime para lapidarit të heroit, raporton Ekonomia Online.

Bashkë më të ishin edhe familjarë të Ramë Bllacës. Nipi i tij, Murat Sejdiu, thotë se gjyshi i tij nuk ishte nënshtruar pushtuesve, duke refuzuar nënshkrimin e traktatit serbo-sllav turq për dëbimin e shqiptarëve në Turqi.

Sipas  tij, pas refuzimit të kësaj marrëveshje, ati ishte ngrit prita dhe më të hyrë në fshat ishte vrarë.

Sot bëhen 33 vjet nga rënia e heroit të Lapidarit Ramë Bllaca në Bllacë.

Në këtë vend janë mbledhur familjarë të tij dhe kryetari i Komunës Bali Muharremaj

Njëri nga familjarët e tij,  Murat Sejdiu kujtoi gjyshin e tij Ramë Bllaca, duke treguar ngjarjen tragjike për vdekjen e gjyshit të tij.

“Ai u prishi marrëveshjen më famëkeqe  Nikolla Fashiqit dhe shkeu  marrëveshjen. Me tu kthyer për këtu kishte disa prita që organizuan vrasjen e tij, ai erdhi këtu dhe mu në këtë vend duke hyrë në fshatin e tij u vra nga çetnikët serb.

Ai foli edhe për kontributin e tij që nga fëmijëria për çështjet kombëtare shqiptare.

“Prej kohës së rinisë dha një kontribut të veçantë për çështjen kombëtare shqiptare për arsye se babai i tij Fejzullahu ishte ushtarë i lidhjes së parë të Prizrenit”, tha ai.

Të ngjashme