Muharremaj konfirmon vdekjen e 69-vjeçarit: Edhe 4 anëtarë të familjes janë me Coronavirus

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 10:57 | Nga Halide Rexhepi

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka konfirmuar vdekjen e 69-vjeçarit nga Suhareka, i cili ishte infektuar nga virusi Coronavirus.

Muharremaj, përmes telefonit i ka thënë Ekonomia Online, se për vdekjen është informuar nga familjarët e të ndjerit.

“Jam informuar nga familja Bytyqi. Viktima është nga fshati Semetisht. Jemi në kontakt me familjen dhe jemi në përgatitje të varrimit. Në varrim do të marrin pjesë vetëm dy anëtarë të familjes”, ka thënë Muharremaj.

Muharremaj ka bërë të ditur se familjarët i kanë konfirmuar po ashtu se i ndjeri kishte pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

Ai ka shtuar se nga familja e të ndjerit janë edhe katër anëtarë të tjerë të infektuar me Coronavirus, por se gjendja e tyre është e mirë.

Muharremaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Suharekës t’i respektojnë masat e ndërmarra dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme