Muharremaj ndanë mirënjohje për kontributin e dhënë në shërbimin e vaksinimit

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka pritur në Zyrën e tij mjekët e angazhuar në Shërbimin e vaksinimit, të cilët i ka falënderuar për angazhimin dhe punën e palodhur gjatë procesit të vaksinimit kundër COVID-19.

Për këtë kontribut, kryetari Muharremaj ka ndarë dhe mirënjohje:

“Me Drejtoreshen e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenjes Sociale Besa Bytyqi dhe me kordinatorin e QKMF-se Dr.Betim Iballi, për kontributin e dhënë në shërbimin e vaksinimit në QKMF-Suharekë, Dr.Klodeta Kabashin, Dr.Shefket Kadrijaj dhe Dr. Besiana Kabashin i nderuam me mirënjohje dhe i falenderuam për punën dhe angazhimin e tyre.
Të nderuar qytetarë, vaksinohuni sepse vetem vaksina është e vetmja rrugë për mbrojtjen nga Covid 19 !”

Të ngjashme