Mund të ketë rritje simbolike të çmimit të ujit, Xhafa thotë se nuk kanë marrë konfirmim nga ARrShU

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 11:22 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Sokol Xhafa tha se mund të ketë ngritje simbolike të çmimit sa i përket ujit të pijshëm, raporton Ekonomia Online.

Madje, ai tha se po flitet për një periudhë kur është ngritur edhe çmimi i energjisë elektrike.

Xhafa theksoi se janë ngritur për 200% materialet me të cilat rehabilitojnë infrastrukturën për përpunimin e ujit.

“Pjesa e tarifave fillon nga 1 janari i vitit 2022 e tutje. Sa i përket ngritjes së çmimit ne nuk kemi ende asnjë konfirmim zyrtar nga Autoriteti Rregullator se sa mund të ketë ngritje ose a do të ketë ngritje të çmimeve”.

“Ne kemi aplikuar me tarifa të njëjta edhe për vitet vijuese, por duhet ta kuptojmë të gjithë që po flasim për një periudhë kur çmimet e energjisë elektrike janë rritur jashtëzakonisht shumë. Çmimet e kimikaleve me të cilët duhet ta trajtojmë ujin janë ngritur shumë”.

“Materialet me të cilat rehabilitojmë infrastrukturë janë ngritur mbi 200%, dhe kur i krahasojmë këto mbase një ngritje simbolike e ujit do të ishte normale mirëpo nuk kemi ndonjë informacion zyrtar prej Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit”.

Të ngjashme