“Mund të rrinë në kohë të pakufizuar”, mërgimtari nga Vitia hap dyert për 5 familje shqiptare

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Solidarizimi dhe humanizmi i kosovarëve me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri po vazhdon me të madhe edhe sot.

Një mërgimtar nga Vitija është paraqitur në redaksinë e lajmi.net, duke ofruar shtëpinë e tij për katër deri në pesë familje shqiptare të prekura nga tërmeti.

Ai ka thënë se shtëpia është shumë konforte për jetesë, si dhe të gjitha shpenzimet janë të hequra nga ai.

“Ngushëllimet e mija për të vdekurit nga tërmeti në Durrës dhe rrethinë. Jam mërgimtar nga Kosova në Gjermani që 24 vite. Kam shtëpi në Kosovë, kam vend për 4-5 familje, e gjitha është komfort. Po ashtu të gjithë obligimet janë të mijat prej A-së deri në Zh. Zoti në bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Mund të strehohen më së paku një vit apo si të them kohë të pakufizuar. Jam nga fshati Ramnishtë e Vitisë”, është mesazhi i dërguar nga mërgimtari Xhezahir Zeneli.

Të gjithë ata që kanë nevojë, mund ta kontaktojnë atë përmes numrit të telefonit: +491727256610.

Të ngjashme