Mundësohet korrigjimi i gabimeve gjatë aplikimit për të përfituar nga Pakoja Fiskale Emergjente

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Komisioni i përbashkët ATK dhe MEPTINIS, i mandatuar me Vendimin Nr. 32/2020, datë 15.04.2020 nga Ministri i Financave dhe Transfereve, është duke i shqyrtuar kërkesat e tatimpaguesve, të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga Pako Fiskale Emergjente. Me këtë rast, ky Komision ju njofton se tani mund të dërgoni kërkesat për korrigjime, nëse keni vërejtur se gjatë aplikimit për të përfituar në njërën nga masat 3a, 3b, 7, 8 dhe 14 të Pakos Fiskale Emergjent, u është përvjedhur ndonjë gabim i paqëllimshëm.

Kërkesat tuaja për korrigjime eventuale mund t’i dërgoni më së largu deri me datë 𝟮𝟬 𝗠𝗮𝗷 𝟮𝟬𝟮𝟬 në e-mail adresën: 𝗣𝗮𝗸𝗼𝗘𝗺𝗲𝗿𝗴𝗷𝗲𝗻𝘁𝗲𝗙𝗶𝘀𝗸𝗮𝗹𝗲@𝗮𝘁𝗸-𝗸𝘀.𝗼𝗿𝗴

Në ketë adresë duhet të sqaroni qartë arsyen e ndryshimit dhe kërkesën për ndryshim/plotësim.

𝗣𝗲̈𝗿 𝘃𝗲̈𝗺𝗲𝗻𝗱𝗷𝗲𝗻 𝘁𝘂𝗮𝗷: Kjo është adresa e vetme zyrtare, nga e cila, Komisioni do t’i shqyrtojë kërkesat, të cilat kanë të bëjnë me korrigjimet, ndërsa, çdo adresim i kërkesave në ndonjë adresë tjetër alternative, nuk do të merret parasysh nga Komisioni dhe me automatizëm do të konsiderohet e pavlefshme.

Po ashtu, e pavlefshme konsiderohet edhe çdo e-mail i cili dërgohet në këtë adresë, e cila nuk ka të bëjë me korrigjimet e gabimeve për të përfituar nga Pakoja Fiskale Emergjente.

Ju inkurajojmë që të gjitha kërkesat për korrigjime t’i dërgoni sa më shpejt, me qëllim që të mos përcjellët ndonjë lëndë me gabime eventuale në Thesar për transfer të mjeteve, me ç ‘rast pamundësohet korrigjimi i tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme