Mural për Astrit Deharin në qendër të Prishtinës

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 10:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një mural në kujtim të Astrit Deharit është realizuar në rrugën “Rexhep Luci”, në qendër të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Murali është punuar nga artistja, Fitore Bereisha. Punimi i tij është realizuar vetëm dy ditë pasi raporti i Institutit të Zvicrës, ngriti dyshime për vdekjen e Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në mural qytetarët kanë mundësi të shkruajnë kujtimet për Deharin.

Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit, ku po akuzohej si i dyshuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme