Murati: Më 5 mars 1998 në Prekaz u vendosën themelet e lirisë

Prishtinë | 06 Mar 2017 | 11:56 | Nga

Ministri i Diasporës, Valon Murati ka thënë se më 5 mars të vitit 1998 në Prekaz u vendosën themelet e lirisë së Kosovës

” Në këtë ditë filloi kryengritja e armatosur e popullit shqiptar të udhëhequr nga UÇK-ja, kryengritje që rezultoi me lirinë Kosovës dhe pavarësinë e saj”.

” Të gjithë ne jo vetëm që kemi obligim të përulemi para sakrificës së pashembullt të familjes Jashari për liri dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, por edhe të punojmë që Kosovën ta bëjmë një vend siç e kanë menduar dhe ëndërruar ata”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook.

këtë deklaratë ai e bëri me rastin e mbajtjes së ” Epopesë së UÇK-së” ku po bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skënderajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme