Murati: Duhet bërë ende shumë punë për diasporën

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 17:55 | Nga

Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, tha se në kuadër të angazhimeve institucionale, për Diasporën e Kosovës, kanë pasur disa objektiva të cilat po synojnë t’i arrijnë.

“Duhet bërë ende shumë punë për diasporën. Arsimi shqip është një synim dhe objektiv. Kemi arritur që të organizojmë kampe verore, organizmin e Olimpiadës verore e aktivitete të tjera”, tha Murati në RTK.

Sipas tij si institucionet janë angazhuar që të përmirësojnë dhe klimën e investimeve në Kosovë, që të kemi më shumë investime nga diaspora e Kosovës që jeton në shuam vende të Evropës, SHBA-së e më gjerë.

Një problem i madh sipas Muratit është edhe Kartoni i Gjelbër që Kosova nuk është pjesë edhe për këtë mërgimtarët tanë po paguajnë.

“Ka pasur diskutime që pagesa të bëhet online dhe të mos krijohen probleme. Kjo nuk është zgjidhje, pro nj lehtësim logjistik. Ky është problem politik’, tha Murati.

Kurse për pritjet në kufijtë e Kosovës, Murati tha se ka pritje në të gjithë shtetet ku ka kufij.

“Një problem është se bashkatdhetarët po përqendrohen më shumë tek pika e Mendares. Për këtë aplikacioni që është bërë është një mundësi për të shikuar sa është e frekuentuar Merdarja”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme