Murati ia dorëzon listën e avokatëve të diasporës OAK-së

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 15:57 | Nga

Ministri i Diasporës, Valon Murati, priti në një takim kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli.

Qëllimi i këtij takimi ishte realizimi i rekomandimeve të dala nga konferenca me juristë e avokatë shqiptarë nga diaspora.

Një nga rekomandimet e dala nga kjo konferencë me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet juristëve dhe avokatëve shqiptarë të diasporës dhe avokatëve e institucioneve të Kosovës ishte publikimi i listës së juristëve dhe avokatëve të diasporës në uebfaqen e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Ministri Murati ia dorëzoi listën e juristëve dhe avokatëve të diasporës kryetarit Havolli.

Publikimi i kësaj liste do të mundësojë një bashkëpunim më të mirë ndërmjet juristëve e avokatëve të diasporës dhe avokatëve – anëtarë të Odës së Avokatëve të Kosovës, si dhe institucioneve të tjera të Kosovës.

Po ashtu, kjo listë ka rëndësi, meqë mundëson kontaktet mes tyre, angazhimin dhe përfaqësimin e avokatëve në vende të ndryshme jashtë Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme