Murati inkurajon bashkatdhetarët për ruajtjen e kulturës shqiptare

Prishtinë | 22 Mar 2017 | 10:59 | Nga

Gjatë vizitës që po e  realizon në Zvicër,  ministri i Diasporës, Valon Murati, po merr pjesë në shumë aktivitete të organizuara nga komuniteti shqiptar që jeton dhe vepron në këtë shtet.

Ministri Murati mori pjesë në manifestimin LAPSh-it për kantonin Vaud për nder të Pavarësisë së Kosovës dhe Ditës së Mësuesit. Në këtë manifestim, ministri Murati i përgëzoi nxënësit dhe mësuesit shqiptarë për entuziazmin dhe përkushtimin që kanë për gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Me rastin e këtyre festave, komuniteti shqiptar në Llozanë  dhe Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare (ISAEL) nderuan figurën e ViktorRyfit, ish-kryetar i Parlamentit të Zvicrës, njëherësh mik i madh i popullit shqiptar dhe i Kosovës. Në këtë ngjarje, përveç ministrit të Diasporës,  ishin të pranishëm edhe kryetari i Qeverisë kantonale, nënkryetari i bashkisë së Llozanës etj.

ViktorRyfit, post mortem, ia nda edhe medalja  e meritave, që jepet nga Presidentit i Kosovës.

Po ashtu,  ministri Murati mori pjesë në promovimin e veprës “Misioni rus”, e autorit Ibrahim Kadriu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme