Murati kundër Muratit

Prishtinë | 06 Gus 2016 | 09:47 | Nga

Komisioni shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi mbrojti punën e tij, të cilit i dha përkrahje edhe diplomacia ndërkombëtare.

Grupi i ekspertëve të pavarur, shoqëria civile dhe një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, thanë se komisioni ka përdorë metodologji të gabuar për shënimin e vijës kufitare.

Murat Hoxha, paraardhës i Murat Mehës, në krye të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, thotë se kufiri nuk mund të jetë derivat i sipërfaqes, por sipërfaqja është derivat i kufirit.

Sipas tij, procesi nuk ka qenë transparent, kurse tani liberalizimi i vizave po kushtëzohet me miratimin e demarkacionit.

“Unë, në radhë të parë si inxhinier, menaxher, ekspert kadastral dhe si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, jam zotuar se në përfaqësimin tim do të kem parasysh dy parime themelore, ndërgjegjen personale dhe përgjegjësinë politike. Megjithatë, nga këto dy parime e dyta do të dominojë në vendimet e mia”.

“Në disa raste të votimit në këtë legjislaturë kam thyer ndërgjegjen personale në favor të përgjegjësisë politike. Përkrahja e përcaktimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, nga komisionit për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit, nuk më bën të ndërgjegjshëm dhe as të përgjegjshëm, ngase ka shumë prova, të cilat e kundërshtojnë procesin në tërësi”, thotë Hoxha.

“Pas punës mbi dhjetëvjeçare të Komisionit për përcaktimin e kufijve administrativ të republikave dhe krahinave të ish-Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë, më 1958 është nxjerrë vendimi, ku përshkruhen kufijtë e republikave dhe krahinave, i miratuar nga Kuvendi i RPFJ dhe i botuar në gazetën zyrtare të ish-Jugosllavisë në po atë vit (1958)”, thotë Hoxha për ‘Kosova Sot’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme