Murati: Mungesat e deputetëve në seanca, papërgjegjësi dhe joseriozitet ndaj qytetarëve

Prishtinë | 18 Mar 2018 | 09:16 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë seancave të fundit plenare të Kuvendit të Kosovës është parë pjesëmarrje e ulët e deputetëve, të cilat kanë ndikuar që shpesh herë të mos arrihet as kuorumi për t’u zhvilluar seancat dhe për të votuar për çështje të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

Artan Murati, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë në një prononcim për Ekonomia Online se disa nga faktorët që po ndikojnë në këtë fenomen negativ është qasja joserioze e deputetëve ndaj detyrës që kanë marrë nga qytetarët dhe stërngarkesa e seancave me pika të rendit të ditës.

“Shumica e deputetëve kanë edhe diçka tjetër me të cilën merren në ndërkohë dhe fokusi i tyre nuk është krejtësisht te Kuvendi dhe puna që ata bëjnë në Kuvendin e Kosovës dhe rrjedhimisht ata për shkak të kësaj papërgjegjësie nuk janë në sallë kur duhet të ketë kuorum dhe të votohet për çështje të ndryshme.

“Është bërë tanimë trend ku një seancë plenare të ketë 20, 30 pika të rendit të ditës, ku deklarimet jashtë rendit të ditës, pastaj pyetjet parlamentare e kështu me radhë marrin një kohë të konsiderueshme”.

Sipas Muratit lodhja bën që deputetët të largohen nga salla dhe çështje të ndryshme të mbesin pa u votuar shkaku i mungesës së kuorumit.

“Normalisht deputetët po lodhen, po krijon një mosinteresim të tyre dhe kësisoj po vjen deri te largimi nga salla dhe të rastet janë të shpeshta kur është tentuar të hidhet një çështje në votim dhe nuk ka mundur për shkak të mungesës së kuorumit”, ka thënë Murati për EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme