“Muri s’është mur”

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 08:10 | Nga

Punët në ndërtimin e murit në Mitrovicë kanë vazhduar edhe të martën, derisa qytetarët e anës jugore të Mitrovicës kurrsesi nuk pajtohen me ndërtimin e murit, i cili njëherë ishte ngritur, por që më vonë ishte rrënuar.

Megjithatë, institucionet vendore dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë thonë se betoni që po ngrihet në veri të Ibrit nuk është mur, por pjesë e rrethrrotullimit që lidh anën jugore me atë veriore të Mitrovicës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se ky mur është pjesë e dizajnit të rrethrrotullimit që gjendet pak metra në veri të Ibrit dhe se është i paraparë në projektin për rivitalizimin e urës.

“Dizajni i anës veriore të rrethrrotullimit në Mitrovicë është rezultat i marrëveshjes së nënshkruar në Prishtinë më 4 shkurt 2017 dhe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit të 25 gushtit 2015. Ai e ndërlidh projektin e BE-së për rivitalizimin e urës së Mitrovicës dhe hapësirat përreth me projektin për ta bërë rrugën e ‘Mbretit Peter’ shëtitore për këmbësorë. Të gjitha punimet priten të përfundohen në fund të këtij muaji”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së për “Zërin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme