Muriqi zbulon se a kaloi më mirë si truproje e presidentit Rugova apo e Sejdiut

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-truproja e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Elinda Muriqi, por edhe e ish-presidentit Fatmir Sejdiu, ka thënë që tek ky i fundit ka kaluar më lehtë shkaku i rrezikshmërisë më të ulët.

“Te presidenti Sejdiu e kam pasë punën pa kam lehtë se e kemi pasë edhe përkrahjen e policisë”, ka thënë Muriqi për Klan Kosova.

“Te presidenti Sejdiu kom kalu pak ma mirë se u konë ma stress-free e te Rugova ka qenë ma ndryshe”.

“Por unë ndihna krenare për të dytë si me rrezikshmërinë ma të l artë is me rrezikshmërinë ma të ulët, ndihna shumë krenare”.

Muriqi po ashtu tha se pavarësisht që kishte qenë grua, ishte trajtuar njësoj sikur truprojat burra në stafin e presidentit.

“Si e kom marrë detyrën edhe si kom qenë gjini femërore jam kosideru njësoj si ata edhe nuk ka pasë dallime”.

Të ngjashme