Murtezi-Shala ligjëroi në Universitetin e Sant Gallenit për situatën e mediave në Kosovë

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Në Universitetin e Sant Gallen në Zvicër, gazetarja dhe redaktorja e RTK, Ramize Murtezi Shala mbajti një ligjeratë ku foli për situatën në mediat kosovare, për fenomenin e lajmeve të rreme, ose fake news, për temat të cilat trajtohen në emisionin Udhëve dhe për librin “Unë e përdhunuara”.

Të pranishmit u interesuan më shumë për raportet media politike në Kosovë, mosndëshkimin e krimeve të luftës sidomos përdhunimet gjatë luftës dhe neglizhencën institucionale në këtë drejtim.

Universiteti i Sant Gallen renditet ndër Universitetet më prestigjioze në botë. Shumë të rinjë me prejardhje nga Kosova ndjekim studimet në këtë Universitet.

Gazetarja Murtezi Shala është ftuar nga Asociacioni i Studentëve Shqiptarë që funksionon në kuadër të këtij Universiteti.

Ligjërata është moderuar nga studentja e dalluar e në master në Universitetin e Saint Gallen, Edona Elshani.

Të ngjashme