Musa: Avokatët i ruajnë provat deri në pesë vite, institucionet edhe më gjatë

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Në emisionin “Info 10”, avokati Skender Musa ka folur lidhur me humbjen e provave të rastit të Astrit Deharit.

Musa ka thënë se avokatët e rasteve zakonisht i ruajnë deri në pesë vite provat e tyre dhe pas kësaj ato kalojnë edhe në arkivin e shtetit dhe gjykatave ku ruhen edhe më gjatë.

“Provat pavarësisht se a ka përfunduar procedura apo jo, në gjykatë është arkiva ku ruhen provat e caktuara nuk e di se sa është afati. Por e di që ne avokatët i ruajmë diku rreth pesë vite edhe pse janë profesione të lira, i ruajmë pesë vite , përjashtim në rastet ku i dorëzojmë me procesverbal lëndën palës dhe nga ai moment lirohemi nga provat. Ndërkaq institucionet e kanë arkivin e gjykatës, pas arkives së gjykatës, në arkiven e Kosovës apo institucione të tjera. Mund të them se provat e rasteve të vrasjeve ruhen për një kohë të gjatë, madje shumë të gjatë dhe palët çdo herë mund të marrin akt gjykime. Pavarësisht a kanë pushuar hetimet apo jo, nëse nuk ka ekzistuar një vendim i institucionit kompetent kjo është shkelje nëse kanë humbur me të vërtetë provat.”, ka deklaruar Musa.

Tutje, Musa ka përmendur raste kur në arkivin e Kosovës janë kërkuar akt gjykime edhe të para luftës në Kosovë dhe tërësisht ato që nuk janë shkatërruar nga serbët janë gjetur.

Të ngjashme