Mushkolaj: Publikimi i përgjimeve shfaqi kriminalitetin politik

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 19:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarë të prekur pas publikimit të përgjimeve telefonike midis krerëve të PDK-së njëherësh zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës kanë protestuar sot kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Analisti për çështje politike Imer Mushkolaj në një prononcim për media ka thënë se nuk ka rast më të mirë dhe arsye më të fortë se sa tash për të protestuar me qëllimin e vetëm të ndërrimit të sistemit të kriminalizuar politik.

Ai ka theksuar se qytetarët e Kosovës nuk e kanë ditur se si funksion ky shtet, nuk e kanë ditur se në çfarë forme realizohet menaxhimi i shtetit, nuk e kanë ditur se në çfarë forme punësohen njerëzit, emërohen gjykatësit, dhe shkarkohen njerëzit të cilët nuk janë të lidhur me partinë.

“Publikimet e fundit kanë shpërfaqë gjithë kriminalitetin politik, gjithë korrupsionin politik dhe kanë dhënë pasqyrë shumë të qartë se si funksionon ky shtet. Në një shtet normal një situatë të tillë do të shkaktonte një skandal të madh, kështu do të duhej të ishte edhe në Kosovë, pasi që janë të përfshirë njerëzit e kupolës së shtetit, njerëzit e kupolës së krimit…”, ka thënë ai.

“Nuk jemi parti politike, jemi qytetarë të organizuar të përgjegjshëm që konsiderojmë se është e arsyeshëm të protestojmë. Kjo nuk është protestë e fundit, por do të vazhdojmë të protestojmë dhe presim që të na bashkëngjiten shumë qytetarë për të luftuar këtë sistem të korruptuar dhe kriminal politik, dhe nëse qytetarët nuk përgjigjen, atëherë ky vend ka marrë fund…”, ka thënë Mushkolaj.

Ai shpjegoi se protesta është organizuar nga një grup i qytetarëve dhe nga asnjë entitet tjetër politik e as shoqëri civile.

 

Të ngjashme